Sipas “El Larguero”, Werner i është ofruar Real Madridit, pavarësisht se ka disa dyshime nëse lojtari do të pranojë rolin e zëvendësuesit te kampionët e Spanjës, pasi Karim Benzema mbetet zgjedhja e parë e Carlo Ancelottit.
Transferimi i ish-sulmuesit të Leipzigut thuhet se mund të mbyllet me çmimin prej 35 milionë eurosh.
Tutje, sipas mediumit spanjoll, “Los Blancos” do të marrin vendimin përfundimtar brenda dy javësh nëse ka nevojë për një zëvendësues te Benzemas.
Në pozicionin e qendërsulmuesit, Eden Hazard deri më tani është dukur jo bindës në ndeshjet miqësore.
Në anën tjetër, Chelsea thuhet se është e gatshme për të negociuar për largimin e Wernerit edhe në formë huazimi.
Për 26-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe Juventusi e Leipzigu.
Timo Wernern me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/