“Werner do të ishte fantastik për Liverpoolin”

PUBLIKUAR

Trajneri i Leipzigut, Jesse Marsch insiston se sulmuesi gjerman do të ishte një aset i jashtëzakonshëm për “Reds”

Timo Werner do të ishte një përforcim fantastik për Liverpoolin.

Kështu mendon trajneri i Leipzigut, Jesse Marsch, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, ai insiston se “Reds” nuk do të mund ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm për një çmim të lirë.

“Werner do të ishte një aset i jashtëzakonshëm për Liverpoolin. Në perspektivën mentale, ai është njëri prej lojtarëve më agresivë, më të pamëshirshëm me të cilët kam punuar deri tash”, deklaroi Marsch për “Blood Red”.

Sipas mediave gjermane, Leipzigu i kërkon 60 milionë euro për përfaqësuesin gjerman.

Liverpooli nga ana e tij nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shifër.

Prandaj, palët mund të merren vesh për 50 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...