Timo Werner është duke u kërkuar me ngulm nga dy skuadrat e mëdha evropiane, Liverpool dhe Real Madrid
Sulmuesi RB Leipzig, Timo Werner ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës, shkruan e përditshmja angleze, Mirror.
Kontrata aktuale e gjermanit skadon në vitin 2020, por atij do t’i ofrohet kontratë e re pesë vjeçare me kushte shumë më të mira financiare.
Ky është një lajm shumë i keq për Liverpoolin dhe Real Madridin, skuadra këto të interesuara për shërbimet e tij.
Werner sezonin e kaluar startoi në 28 ndeshje duke shënuar 21 gola për Leipzig, skuadër e cila përfundoi e dyta në Bundesliga. /Express/



