Ish trajneri i Arsenalit është shumë afër që ti rikthehet futbollit
Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është afër finalizimit të një marrëveshje për ta menaxhuar AC Milanin, shkruan sot France Football.
Thuhet se francezi është në negociata me skuadrën e Serie A për disa javë dhe bisedimet pothuajse kanë arritur në fund.
Raporti thekson se Wenger do ta zëvendëson Gennaro Gattuson si trajner të klubit, përderisa ai do të këtë edhe disa përgjegjësi për gjërat e brendshme në klub ku do të punojë shumë afër me drejtorin sportiv, Leonardo. /GazetaExpress/


