Wenger pranon se skuadra e tij vuajti ndaj Evertonit

PUBLIKUAR

Arsene Wenger ka pranuar se skuadra e tij nuk i bëri ballë lojës së fortë fizike të Evertonit, prandaj pësoi humbje.

Topçinjtë shënuan të parët me anë të Alexis Sanchez, mirëpo Seamus Coleman barazoi në fund të pjesës së parë dhe Ashley Williams shënoi golin e fitores në gjysmën e dytë.

“Ishte një ndeshje fizike, patëm shumë sfida fizike dhe kjo e çrregulloi lojën tonë, mirëpo nuk duhet të harrojmë se ishim edhe të pafat”.

“I patëm shanset tona në pjesën e parë, sidomos me anë të Mesut (Ozil). Ata u mbrojtën mirë, luajtën një lojë kulmore dhe në fund, dy mbrojtës të tyre shënuan”, ka theksuar Wenger për BT Sport.

Arsenali është i dyti në tabelë me tri pikë prapa Chelseat që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...