Wenger: Pata oferta të mira, por nuk isha gati

PUBLIKUAR

Arsene Wenger ka zbuluar se ai do të kthehet në pozitën e trajnerit të ndonjë klubi vetëm kur momenti të jetë i duhur.

Ish-trajneri i Arsenalit ka qenë i papunësuar si trajner që kur u largua nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit 2017/18, transmeton Gazeta Express.

Në një intervistë të dhënë për BeIN Sports, ish-trajneri i “Topçinjve” zbuloi se ai ka pasur oferta për t’iu kthyer karrierës si trajner, mirëpo i ka refuzuar ato me arsyetimin se nuk është momenti i duhur për t’u kthyer.

“Unë i refuzova disa oferta të mira sepse nuk ndihesha gati. Ndoshta e kuptova se sa isha brenda flluskës time, e kisha distancuar vetëm nga e gjithë bota kur isha trajner”, është shprehur Wengeri.

“Pasi e kisha vendosur një lloj distance mes vetes dhe botës, unë hezitova të kthehesha përsëri në atë pozitë. E bëra atë punë për 35 vjet pa asnjë ndërprerje. Do të më shihni sërish në stolin e ndonjë klubi, por nuk e di se kur”.

Wengeri e menaxhoi klubin londinez gjatë viteve 1996-2018 dhe ai u largua si trajneri më i suksesshëm dhe që qëndroi në klub më së shumti, në të gjithë historinë e Arsenalit.

Pasi kishte qenë trajner në vendlindje, më Nancyn dhe Monacon, Wengeri e kaloi një periudhe si trajner i klubit japonez, Nagoya Grampus Eight para se të kalonte në Arsenal.

Francezi e fitoi titullin e shtatë të Community Shield në sezonin e tij të fundit si trajner i Arsenalin, duke shtuar në koleksionin e tij prej shtatë FA Cups dhe tri Premierliga. Për ta fituar titullin e fundit të Premierligës, skuadra e francezit e kaloi të gjithë sezonin pa asnjë disfatë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...