Wenger: Ne s’e dinim kush ishte shefi i Arsenalit kur u largova unë

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka pranuar se ai nuk e dinte se kush ishte shefi i klubit kur ai u largua nga Emirates më 2018.

Pasi iu bashkua klubit në vitin 1996, Wenger ishte dëshmitar i shumë ndryshimeve gjatë 22 vjetëve qëndrimi te topçinjtë dhe u ndihmoi atyre t’i fitojnë 17 trofe, transmeton Gazeta Express.

Vitet e fundit të Wengerit në Arsenali u përshkuan me pakënaqësi nga tifozët dhe me pasiguri prapa skenave. Gjatë largimit, francezi tregoi se nuk e dinte më se kush po jepte urdhra në Emirates.

“Çfarë shoh tani është se klubi ka filluar prapë të investojë shumë”, tha Wenger për Canal +.

“Nuk kishte unitet (në kohën time). Ne nuk e dinim se kush ishte shefi dhe kjo nuk është mirë. Tani ata e kanë krijuar një bashkësi dhe tani më rëndësi është të marrësh vendime të mira teknike”, shtoi ai.

“Mikel Arteta po bën punë të mirë, po. Klubi e ka rifituar vlerën e vet, por vetëm pas një kohe të gjatë do ta kuptojmë nëse vlerat e klubit do të vazhdojnë të përfaqësohen. Në të kaluarën, Arsenali respektohej sepse u jepte mundësi futbollistëve të rinj në moshë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...