Wenger i shqetësuar për Xhakën

PUBLIKUAR

Arsen Wenger, menaxheri i Arsenalit, është i shqetësuar për sjelljet e Granit Xhakës në fushë

Granit Xhaka e ka nisur mirë aventurën te Arsenali. Por, mesfushori shqiptarë po ndëshkohet shpesh nga gjyqtarët.

Kjo po e shqetëson Arsen Wengerin, i cili mendon se kosovari  duhet ta kontrollojë vetën, e sidomos në derbin ndaj Tottemhamit, përcjell Express.

“Nuk kam ide specifike se çfarë unë do të bëjë me formacionin startues. Por unë jam i shqetësuar me disiplinën e Xhakës,” tha Wenger para derbit me Tottenhamin.

“Disiplina është e rëndësishme dhe ne duam që të jetë efektive në situatat të cilat përballemi në një derbi. Unë mendoj se ai është një djalë i mirë dhe i qetë, por ndonjëherë reagimi në fushë është pak impulsiv. Ai ka nevojë për të punuar në këtë drejtim”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...