Wenger i jep përgjigje përfundimtare Bayernit

PUBLIKUAR

Arsene Wenger ka zbuluar se nuk do ta marrë rolin e trajnerit të Bayern Munich, edhe pse konfirmoi se gjiganti gjerman e kishte kontaktuar për pozitën e trajnerit pas shkarkimit të Niko Kovac.

Bayerni e shkarkoi Kovacin pas humbjes turpëruese 5:1 nga Eintracht Frankfurt në fillim të këtij muaji në Bundesligë dhe menjëherë pas kësaj u përfol se ish-trajneri i Arsenalit, Wenger, do ta pasonte kroatin në Allianz Arena, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, 70-vjeçari – i cili nuk e ka drejtuar asnjë skuadër që prej se u largua nga Arsenali në maj të vitit të kaluar – e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë trajner i kampionit gjerman.

“Jo. Së pari, unë as që kam qenë kandidat ndonjëherë (për trajner të Bayernit). Më kanë kontaktuar por nuk jam kandidat për këtë punë”, tha Wenger për beIN Sports.

I pyetur nëse kjo nënkupton se ai nuk do ta ushtrojë më detyrën e trajnerit, Wenger tha: “Jo, jo patjetër”.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...