Wenger e qet në “gjyq” Granit Xhakën (Foto)

PUBLIKUAR

Granit Xhaka, mesfushori prishtinas, nuk i ka aspak punët mirë te Arsenali

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka nuk e ka pasur një javë aspak të mirë. Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Burnleyt, derisa pas takimit është intervistuar nga policia angleze për sulm racist ndaj një punonjëse të aeroportit Heathrow.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, gjestet e reprezentuesit të Zvicrës e kanë nervozuar shumë trajnerin francez, Arsen Wenger, përcjell Express.

Raportohet se Wenger do ta thërras Xhakën në një takim privat në selinë e klubit në London Colney për të biseduar për sjelljet e fundit.

Xhaka është transferuar në verë te Arsenali nga Borussia Monchengladbach për 35 milion funte. Ai ka pasur paraqitje të mira me londinezët, por shpeshherë është ndëshkuar pa nevojë nga gjitarët. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...