Wenger e krahason Xhakën me legjendën e Arsenalit

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka folur para ndeshje me Bourmerouthin.

Në një moment trajneri francez është ndalur dhe ka folur për Granit Xhakën i cili nuk po ka vazhdimësi në formacionin titullar.

Sipas francezit, Xhaka duhet të adaptohet me futbollin dhe jetën në Angli.

“Xhaka duhet të adaptohet pastaj të gjejë balancën në skuadër. Ende është i ri”.

“Graniti luan në një pozitë të thellë në mesfushë dhe duhet të gjejë ritmin e lojës angleze”, shtoi Wenger.

Tutje numri një i ‘Topçinjve’ e krahasoi prishtinasin me legjendën Thierry Henry.

“Unë jam i bindur që Xhaka do të përmirësohet. Nëse e mbani në mend Henryn, ai në fillim nuk luante deri në muajin nëntor. Tani jemi në nëntor”, deklaroi Wenger. /Telgrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...