Arsene Wenger beson se Eden Hazard po përballet me vështirësi në Real Madrid për shkak të gjendjes fizike.
Ish-sulmuesi i Chelsea iu bashkua Madridit në verë gjatë verës dhe mbërriti në kryeqytetin spanjoll mbipeshë, para se të lëndohej pak para fillimit të sezonit të ri, transmeton Gazeta Express.
“Ndiej se ende nuk e kemi parë Hazardin që e njohim nga Anglia”, tha Wenger për BeIN Sports.
“Ai edhe nuk është fizikisht i gatshëm pas lëndimit që e pësoi. Mua më duket se ai nuk e ka vetëbesimin e njëjtë si në Chelsea”, shtoi ish-trajneri i Arsenalit.
“Mendoj se arsyeja është gjendja e tij fizike. Ai erdhi me shumë peshë, siç është thënë në gazeta”, theksoi ai.
Francezi më pas e bëri një krahasim interesant për ta shpjeguar gjendjen e belgut.
“Nëse dëshiron të bësh një kalë ta humbë garën, atëherë i shton kilogramë një kali që peshon 500kg dhe mjafton me kaq”, theksoi ai. /Gazeta Express/


