Sulmuesi ka konfirmuar që ai është larguar nga Paris Saint-Germain gjatë këtij dimri, ku do të luaj si i huazuar për gjashtë muaj për Celticun.
Timothy Weah ka konfirmuar se ai do të largohet si i huazuar nga PSG për të pasur më shumë minuta në një skuadër gjatë janarit.
Amerikani kishte luajtur me PSG në fund të sezonit të kaluar, por ka vuajtur për minuta këtë sezon derisa nuk është ftuar në skuadrën e parë që prej gushtit.
Tani, 18 vjeçari ka treguar nëpërmes Instagramit se do të largohet në huazim duke falënderuar tifozët e PSG-së për mbështetjen e tyre.
“Dëshirojë që të ju tregojë të gjithëve se vendimi është marrë me familjen time dhe se unë do të huazohem gjatë dimrit”, ka shkruar Weah,.
“Para së gjithash, dëshiroj që ti falënderoj të gjithë tifozët që vazhdimisht me kanë mbështetur, p ashtu stafin e trajnerëve dhe shokët e skuadrës që me kanë bërë të ndihem si pjesë e familjes së tyre. Këto pak muaj ishin të mëdhenj edhe pse unë nuk kam luajtur shumë, por gjithmonë kam qenë falëndëruar për mundësitë që me janë dhënë që nga fillimi i sezonit”. /GazetaExpress/


