Washingtoni, Kosovës: Luftojeni korrupsionin!

PUBLIKUAR

Departamenti i Shtetit Amerikan (DASH) ka qëndrim të prerë lidhur me Kosovën, thotë se ajo duhet luftuar korrupsionin nga rrënjët, madje edhe nëse dikush është i përfshirë nga niveli i lartë duhet arrestuar dhe vuajtur dënimin në burg.

Kurse veprimet e opozitës i quan zhgënjyese. Hedhja e gazit në Parlament dhe veprimet në rrugë, djegien e veturave zyrtare dhe hedhjen e molotovit, e vlerësojnë prishje të rëndë të imazhit të vendit dhe komplikim të funksionimit të shtetit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”, zyrtari i lartë i DASH-it, Tom Yadzdgerdi, ish-zëvendës i ambasadores Tina Kaidanow në Kosovë, tash përfaqësues i Byrosë për Çështje të Evropës Jug-Qendrore, tha se opozita ka të drejtë të kërkojë sqarime për marrëveshjet, por jo në këtë mënyrë që po shkatërron imazhin.

Kurse Qeveria po ashtu duhet të jetë më transparente me marrëveshjet e nënshkruara, në mënyrë që t’i qetësojë qytetarët e saj.

Thotë se sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry, erdhi në Kosovë për të dhënë mesazhe të qarta. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...