Mbrëmë janë zhvilluar 13 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Nënkampionët Golden State Warriors kanë shënuar fitore të thellë kundër skuadrës kaliforniane të Los Angeles Lakers. ‘Luftëtarët’ triumfuan ndaj ‘Engjëjve’ me rezultat 149:106, transmeton Telegrafi.
Si zakonisht, basketbollisti më i mirë në ndeshje ishte Stephen Curry, i cili shkëlqeu me 31 pikë dhe 9 asistime. Curry u ndihmua edhe prej Kevin Durant që shënoi 28 pikë dhe Klay Thompson shtoi 26 pikë.
Në anën tjetër, Brandon Ingram, Lou Williams dhe Jordan Clarkson shënuan secili nga 16 pikë.
Theksojmë se kjo ishte fitorja e 13-të e Warriors krahas vetëm dy humbjeve, ndërsa për Lakersat ishte humbja e tetë kundrejt po aq fitoreve.
Rezultatet tjera:
Memphis Grizzlies 104:99 Philadelphia 76ers
San Antonio Spurs 119:114 Charlotte Hornets
Phonenix Suns 92:87 Orlando Magic


