Walker flet për “Shqipërinë e Madhe”, zyrtarët serbë i krahason me Slobodan Milosheviqin

PUBLIKUAR

Ish diplomati amerikan, William Walker, i njeh mirë shqiptarët dhe serbët.

Për të parët thotë se janë të ndarë dhe nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje madhore.

Ndonëse, mohon se lobon për Shqipërinë e Madhe. Për këtë akuzë që iu bë nga zyrtarët e Serbisë thotë se mënyrën e propagandës e kanë njësoj sikur të Slobodan Milosheviqit.

Ai thotë të jetë keqkuptuar, ngase me deklaratën për unitet të shqiptarëve, të thënë në 17 vjetorin e themelimit të AAK’së së Ramush Haradinajt, nuk e mendoi bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

“Kur e kam thënë këtë, kam menduar se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, do të ishin shumë më mirë nëse do të punonin bashkë. Unë isha në Maqedoni javën e kaluar dhe shqiptarët atje janë shumë të ndarë. Edhe diaspora shqiptare poashtu është e ndarë”.

“Mendoj gjithashtu se këtu në Kosovë, komuniteti shqiptarë, duhet të lë anash diferencat politike e të bashkohet”, ka thënë ambasadori Walker, në një intervistë për Klan Kosova.

Sipas ambasadorit, janë udhëheqësit serbë ata që gjithëherë janë munduar të frikësojnë botën me idenë e Shqipërisë së Madhe. Ndërsa shton, se është i befasuar me deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vucic, se Walker fabrikoi masakrën e Reçakut, e cila ishte edhe momenti kyç për të filluar bombardimet e NATO’s.

Ambasadori amerikan që shërbeu në Kosovë gjatë vitit 1999 si përfaqësues i OSBE’së, së fundi ka themeluar një fondacion i cili do të quhet Fondacioni Walker, e që do të jetë i vendosur edhe në Kosovë, për t’i ndihmuar qytetarët kosovarë për të ardhme më të mirë.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...