VV: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ndërhyrje në shtetin e Kosovës

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron si dështim të radhës të kryeminsitrit Isa Mustafa, lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, të paralajmëruara të mbahen më 24 prill.

Deputeti i këtij subjekti, , Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se këto zgjedhje janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në funksion të Kushtetutës së Serbisë. Sipas tij, Qeveria Kosovës nuk ka marrë asnjë masë për t’i ndaluar këto zgjedhje brenda republikës së Kosovës.

“Me mosveprimin dhe tolerimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Qeveria është vënë në funksion të Kushtetutës serbe dhe në shkelje të plotë të Kushtetutës së vendit”, theksoi Konjufca, për të shtuar se Qeveria, përballë dështimeve për t’i ndalur ato, po mundohet t’i paraqesë si zgjedhje normale dhe demokratike të një shteti fqinj.

“Me këtë kemi ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë në sovranitetin e Kosovës. Ky është sulm i drejtpërdrejtë në pavarësinë dhe kushtetutën e vendit”, vijoi Konjufca.

Ai thekson se çdo material që vjen nga Serbia për në Kosovë, për të mbajtur zgjedhje, duhet të konfiskohet.

Konjufca ka shtuar se kjo është shkelje e rëndë dhe e drejtpërdrejtë e sovranitetit shtetëror, pavarësisë, shtetësisë dhe integritetit të paprekshëm të sistemit zgjedhor.

“Pakica serbe është lënë totalisht në përgjegjësi institucioneve të Serbisë, me ç’rast zyrtarët e Serbisë lirshëm hyjnë në Kosovë dhe zhvillojnë fushata zgjedhore, duke e lidhur popullatën serbe me premtimet e tyre vazhdueshme për kthimin e Kosovës nën Serbi”, është shprehur ai, me konstatimin se Serbisë i është lënë shkollimi i serbëve, informimi, shëndeti, pagat, zgjedhjet dhe çdo sferë e jetës sociale, politike, ekonomike e kulturore.

Konjufca tha se në rast se Qeveria Kosovës nuk e pengon Serbinë, qytetarët do të mobilizohen për një kundërshtim të tillë.

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...