VV: Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Kosovës

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës.

Sipas VV-së, ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.

“Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës. Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet”.

“Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!”, është shkruar në një postim në profilin zyrtar të VV-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një javë pas vjedhjes, kapet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, nën dyshimin...

94 aksidente brenda një dite në Kosovë, policia shqiptoi mbi 2 mijë tiketa

Gjatë 24-orëve të fundit në komunikacion janë regjistruar 94 aksidente, prej tyre 1 aksident...

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...