VV: Thaçi e Mustafa kanë organizuar terror policor në rrugët e Prishtinës

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një komunikate ka thënë se Hashim Thaçi është i vendosur që të kurorëzojë veten me pushtet, me çfarëdo lloj mënyre.

Sipas VV-së, si një diktator shembullor ai e ka mbushur Kuvendin e Kosovës me policë të njësisë speciale.

Më pas, sipas VV-së, me urdhër të tij, u përjashtuan prej Kuvendit të Kosovës deputetët opozitarë. Ky është koncepti i pushtetit të Thaçit, të mbajë mbledhje të Kuvendit pa opozitë.

“Përveç kësaj, Thaçi, bashkë me partnerin e tij Isa Mustafa dhe me vartësin e tyre Skënder Hyseni, ka organizuar terror policor në rrugët e Prishtinës. Ai i ka urdhëruar snajperët të dalin në kulmet e banesave, dhe ka nxjerrë autoblindat, topat e ujit, dhe reparte speciale me qen policorë, kundër protestuesve”.

“Policia e Thaçit dhe e Mustafës ka bastisur të gjitha tendat në kampin protestues paqësor opozitar, dhe po i ndjek protestuesit në drejtim të rrugës “Ilir Konushevci”, si dhe në drejtim të sheshit “Nëna Terezë”. Barbaria policore është si kurrë më parë. I vetmi brutalitet që e tejkalon policinë e urdhëruar prej pushtetit, është ai i vetë pushtetit, i Thaçit që kurrë nuk ngopet duke uzurpuar e privatizuar shtetin dhe postet publike”.

“Me gjithë këtë dhunë, Hashim Thaçi e vazhdoi votimin e tij në Kuvend, pa opozitën. Në këtë votim absurd, ai arriti të marrë vetëm 50 vota. Kjo flet shumë për “unitetin” që ofron kjo figurë përçarëse, e urryer nga shumë prej subjekteve e grupeve shoqërore në Kosovë”, thuhet në komunikatën e VV-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...