VV: Sokol Bashota të hetohet edhe për raste tjera

PUBLIKUAR

Pas arrestimit të Xhavit Dautaj, zyrtar komunal dhe Zenel Bashota, vozitës i kryetarit të Klinës, Sokol Bashota, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se kryetari Bashota po ikë nga drejtësia, duke mos dal sot në punë. VV kërkoi që Bashota të hetohet edhe për raste tjera.

Deputetja Shqipe Pantina në një konferencë për media tha se kryetari Bashota sot nuk është paraqitur në punë, që do të thotë se po i ikë drejtësisë.

Ajo përmendi gjithashtu edhe ndërtimin e sheshit, ku nuk është përfillë procedura e tenderit dhe se ky shesh do ta bllokojë qytetin e Klinës.

Përfaqësuesi i VV në Klinë, Skender Merturi tha se kryetari Bashota duhet të hetohet edhe për keqpërdorime të tjera që kanë të bëjnë me rastin e Fabrikës se ujit, e cila ka kushtuar mbi 2 milionë euro, ndërsa sërish Komuna e Klinës nuk ka ujë të pijshëm mjaftueshëm.

“Punësime pa kritere dhe pa konkurs, financime të projekteve pa i përfillur procedurat e tenderimit, vendime të marra nga njerëz që kanë konflikte të hapura interesi, janë veprime të zakonshme të Kryetarit Bashota dhe ekipit të tij e për të cilat ai asnjëherë nuk ka dhënë llogari as para asamblesë komunale e as para qytetarëve”, u shpreh Merturi.

“Për të gjitha këto veprime të jashtëligjshme Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar më kohë, si tek çështja e banesave të cilat u janë ndarë zyrtarëve komunalë; çështja e ujit të pijshëm ku janë investuar më se 2 milionë euro dhe prapë pa sukses; mënyra e ndërtimit të sheshit të Klinës ku nuk janë përfillur procedurat e parapara me ligj; e të ngjashme”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...

Kilaj rrëfen arrestimin nga Specialja: Absolutisht s’kam pasur asnjë ide pse kanë ardhur

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Isni Kilaj, në emisionin RTK Prime ka rrëfyer disa...

Tahiri: Brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se drafti...