VV: Situata në Kardiologji, produkt i skemave përfituese të klaneve të mbështetura nga pushteti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se problemi i fundit i lidhur me Klinikën e Kardiologjisë është vetëm një nga problemet e shumta në shëndetësinë kosovare.

Sipas VV-së, situata e krijuar është produkt i skemave përfituese të klaneve të cilat janë të lidhur me krimin e organizuar, që sipas VV-së janë të mbështetura nga partitë politike në pushtet.

“Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë përgjegjës direkt për politikat, monitorimin dhe funksionimin e gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë. Siç dihet të dy Ministrit edhe Agani dhe Rrahmani kanë prerë shiritat për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë dhe e njëjta nuk funksionon ende”.

“Edhe ish Kryeministri Thaçi dhe ky i tanishmi Mustafa kanë lejuar madje kanë ndihmuar që kjo skemë e krimit e organizuar të mirëmbahet dhe të avancohet. Këtë e kanë realizuar jo vetëm përmes Ministrave të Shëndetësisë por edhe përmes lidhjeve parapolitike që kanë zaptuar çdo sektor në Shëbimin tonë spitalor qoftë publik qoftë atë me kapital privat”, thuhet në reagimin e VV-së.

Ja reagimi i plotë:

Ka ditë që qytetarët e vendit janë tronditur për mënyrën se si është trajtuar shëndeti i tyre dhe i familjarëve. Për hir të sqarimit të opinionit problemi i fundit i lidhur me Klinikën e Kardiologjisë është vetëm një nga problemet e shumta në shëndetësinë e Kosovës për të cilat VETËVENDOSJE! iu ka njoftuar disa herë e që janë edhe sektori i onkologjise, farmaceutikës, etj.

Kjo situatë është produkt i skemave përfituese të klaneve të cilat janë të lidhur me krimin e organizuar e të mbështetura nga partitë politike në pushtet.

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë përgjegjës direkt për politikat, monitorimin dhe funksionimin e gjithë sistemit shëndetësor në Kosovë. Siç dihet të dy Ministrit edhe Agani dhe Rrahmani kanë prerë shiritat për funksionalizimin e Kardiokirurgjisë dhe e njëjta nuk funksionon ende.

Edhe ish Kryeministri Thaçi dhe ky i tanishmi Mustafa kanë lejuar madje kanë ndihmuar që kjo skemë e krimit e organizuar të mirëmbahet dhe të avancohet. Këtë e kanë realizuar jo vetëm përmes Ministrave të Shëndetësisë por edhe përmes lidhjeve parapolitike që kanë zaptuar çdo sektor në Shëbimin tonë spitalor qoftë publik qoftë atë me kapital privat.

Aktorët direkt të kësaj skeme kriminale janë Sekretarët permanent nga Ilir Rracaj deri te Gani Shabani përmes Drejtorit të SHKUKS, Curr Gjocaj e deri te Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Gani Bajraktari. Secili prej tyre vecc e vecc e të organizuar kanë lidhje direkte për partitë në pushtet.

Kjo skemë është legjitimuar nga Legjislacioni për Shëndetësinë. Si dhe nga Udhëzimet Administrative të Ferid Aganit deri tek ky më i fundit i Imet Rrahmani, të cilat kanë shkatërruar kryesisht sektorin publik.

Edhe Hashim Thaçi edhe Isa Mustafa kanë dhënë licenca të institucioneve private madje dhe brenda oborrit të QKUK-së për të cilat kemi denoncuar në vijimësi. Tanimë po shihet qartë se kjo nuk ka qenë për të zhvilluar e përmirësuar mundësitë e shërbimeve mjekësore por për forcuar linjën e zhvatjes së parave publike.

Fondi 6 milionësh për shërbime që nuk u realizokan dot në QKUK por që sipas udhëzimeve duhet të shkojnë në spitalin më të afërt privat është nyja nga ku kjo skemë kriminale edhe vjedh paratë e buxhetit të shtetit edhe vë në rrezik jetën e pacientëve.

Zgjidhja e vetme që na nxjerr nga ky kurth i krimit të organizuar dhe shthurjes institucionale është largimi sa i më shpejtë i bartëseve të këtij mentaliteti të cilët vijojnë ende të qeverisin edhe pse kanë shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj që i ka penguar realizimin e përfitimeve materiale.

Është reagim i përbashkët dhe sa më masiv në protestën e radhës e cila do të mbahet me 17 shkurt në Prishtinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...