Vetvendosje medalje për Komunën, “Lipjani kampion i papastërtisë” (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Sot jemi mbledhur këtu për të denoncuar mosinteresimin dhe paaftësinë e organeve komunale të Lypjanit që të merren me papastërtinë në Komunën tonë. Këtu kemi ekspozuar mbi 53 fotografi të cilat paraqesin gjendjen e mjerueshme sa i përket papastërtisë në fshatrat e Lypjanit”, VV-Lipjan

Përveç mbeturinave që kanë mbetur me vite e nuk janë larguar nga pushtetet e kaluara, në gjendje të mjerueshme janë edhe lumenjtë dhe përroskat e Komunës së Lypjanit, për të cilat nuk u kujdes as qeverisja e kaluar lokale, e nuk po kujdeset as kjo e tashmja.

Këto mbeturina paraqesin rrezik për jetën e secilit qytetar, sepse përveç erës së keqe, këto mbeturina janë potencial për shumëzim të baktereve dhe shpërndarje të sëmundjeve të ndryshme. Fotografitë që që kemi ekspozuar këtu paraqesin deponi të mbeturinave pranë ujit të pijshëm, pranë vendbanimeve, në kullosa të kafshëve, e të tjera.

11694081_384611491723965_8305774780815421700_n 11709696_384610298390751_3080363727850689805_n
18384_384610585057389_8865693439453088200_n

Qeverisja e re komunale që prej ndërrimi të pushtetit në vitin 2013 gjithnjë është arsyetuar për borxhe të mëdha kur ka qene në pyetje realizimi i projekteve të infrastrukturës. Por kjo papastërti nuk arsyetohet assesi, meqenëse këto mbeturina do të mund të mblidheshin të gjitha për një javë.

Arsye tjetër për këtë papastërti të madhe nëpër fshatrat e Komunës tonë është edhe mungesa e kontejnerëve nëpër fshatra, ku qytetarët do t mund t’i hidhnin mbeturinat.

Ne kërkojmë nga Komuna e Lypjanit që urgjentisht t’i largojë këto deponi ilegale të mbeturinave dhe të furnizojë me kontejnerë secilin fshat të Komunës, në mënyrë që qytetarët të mos i hedhin mbeturinat në çdo vend. Komuna e Lypjanit nga këto fotografi lirisht mund të emërtohet si kampion i papastërtisë. Andaj në mënyrë simbolike ne do t’ia dorëzojmë medaljen e të qenit kampion i papastërtisë.

 

10 korrik 2015

Lëvizja VETËVENDOSJE!

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...

Fillon rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës

Sot ka filluar rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës, të cilat...