VV: Plumbat dhe tytat e armëve i pa e gjithë Kosova

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sot ka sqaruar aktivitetet që kjo Polici ka ndërmarrë më 28 Nëntor, kur tri partitë opozitare organizuan një manifestim kundër marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.

Sipas Policisë, gjatë bastisjes së selisë Vetëvendosje kanë kërkuar nga kryetari Visar Ymeri dhe Aida Dërguti që të jenë prezent gjatë bastisjes, por ata e kanë refuzuar këtë.

Për të lexuar krejt çfarë ka thënë Policia, klikoni në linkun KËTU

Dhe pas deklarimit të Policisë, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas VV-së, “fjalia e Policisë se “Nuk i kemi përdorë armët”, jo se nuk është e vërtetë, por është trillim edhe në aspektin profesional, gjë të cilën Policia e Kosovës nuk do të duhej të bënte lëshime të tilla”.

“Janë tani shumë incizime ku shihen pjesëtar të policisë me armë të gjata të drejtuara ndaj aktivistëve, dhe me tytat kanë goditur e kanë lënduar shumë aktivistë”, thuhet ndër tjerash në reagimin e VV-së.

Ja reagimi i plotë i VV-së:

Ikja nga përgjegjësia e Policisë së Kosovës për veprimet, jo vetëm joproporcionale në kuptim të ligjit për policinë që është në fuqi, mirëpo armët dhe mjetet e përdorura janë jokonvencionale në raport me “objektivin e paraqitur” të policisë.

Nuk mund të flitet për proporconalitet kur godina e një subjekti politik bastiset, terrorizohet dhe nënshtrohet nga më se një mijë policë të armatosur me armë me tyta të gjata. Madje angazhimi i njësisë për operacione speciale për veprimtari anti-terroriste është shenja më e qartë e trajtimit të subjektit politik nga pushteti.

Njësiti Speciale Intervenuese, njësit ky që ka hyrë dhunshëm brenda zyrave të Lëvizjes, përdoret për eliminim dhe trajnohet si njësit i tillë. Për këtë arsye, armatimi që përdorin ata është i kalibrit të lartë.

Ky njësit është nën juridiksionin e Shpend Maxhunit, Drejtorit të Policisë së Kosovës, prandaj atë që ka dhënë urdhër për intervenim të tillë tashmë e dimë.

Fjalia e Policisë se “Nuk i kemi përdorë armët”, jo se nuk është e vërtetë, por është trillim edhe në aspektin profesional, gjë të cilën Policia e Kosovës nuk do të duhej të bënte lëshime të tilla.

Madje, në kuptimin e përgjithshëm, gjë të cilin secili zyrtar i policisë e ka të njohur, që sulmi fillon nga momenti nxjerrjes së armës nga kallëpi apo pozita e saj neutrale.

Janë tani shumë incizime ku shihen pjesëtar të policisë me armë të gjata të drejtuara ndaj aktivistëve, dhe me tytat kanë goditur e kanë lënduar shumë aktivistë.

Në terrorizimin e objektit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ne kemi plagosje të aktivistëve nga plumbat e gomës, e që në kuptim të Kodit Penal janë kategori e veçantë të armëve (Neni 120).

Njësia Speciale Intervenuese ka thyer dyert e ndërtesës, pa asnjë mandat ligjor apo paralajmërim të pronarëve legjitim. Hyrja poshtë është e gjithë ndërtesës, jo vetëm e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Policia e Kosovës ka bastisur në mënyrë të paligjshme zyrat e Lëvizjes. Para të niste bastisja, Kryetari i VETËVENDOSJE!-s Visari Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti kanë kërkuar nga policia që t’ua paraqes vendimin e gjykatësit për bastisje.

Policia e Kosovës nuk ua ka paraqitur vendimin, dhe nuk u ka treguar se cili gjyqtar e ka marr këtë vendim. Rrjedhimisht, Policia e Kosovës po nisej për t’i bastisur zyrat tona, pa vendim nga gjykata.

Prandaj, z.Ymeri dhe znj. Dërguti nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj bastisjeje të paligjshme.

Gjatë bastisjeve janë demoluar zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe janë konfiskuar edhe serverët, ku janë të regjistruar të gjitha aktet çnjerëzore të këtyre njësive në videot nga kamerat e brendshme.

Ky konfiskim është bërë vetëm e vetëm që të fshihen veprimet e dhunshme policore brenda zyrave tona.

Ekspertët tanë të sigurisë por dhe të pavarur na kanë shpjeguar se çfarë është parë në zyrat tona është sulm i llojit luftarak e jo një intervenim arrestimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Pas konfirmimit të 8 rasteve me fruth, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe institucionet...

MINT publikon çmimet tavan të derivateve për sot – Nafta 1.69, benzina 1.48, gasi 0.85 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet e derivateve për sot. Aty...

Mot i vranët, me intervale kohore me diell – Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për vikendin. Gjatë ditës së sotme,...