VV ngrit kallëzim penal kundër Shpend Maxhunit (Foto)

PUBLIKUAR

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar rreth 80 Kallëzime Penale kundër intervenimit të Policisë së Kosovës në zyrat e subjektit më 28 nëntor.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi tha se kanë ngritur kallëzim penal kundër drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, drejtorit operacional, Rashit Shala, si dhe udhëheqësit të Njësisë Speciale, Alben Jetullahut.

Ai tha se më 28 Nëntor në zyrën e VV kanë i intervenuar mbi 1200 pjesëtar të Njësisë Speciale ose afër dhjetëfish më shumë policë se sa më 25 korrik, kundër strukturave paralele serbe në veri.

“Atë ditë nuk kemi pas të bëjmë me policinë por me grupe kriminale të udhëhequra nga Shpend Maxhuni, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Këto padi do të mbesin në gjykatë dhe kurdoherë do të përfundojnë, të marrin dënimin”, tha ai.

Kurse, Fitore Pacolli ka kujtuar edhe një herë ditën e 28 Nëntorit, duke thënë se në zyre kanë qenë mbi 100 aktivistë të kthyer nga manifestimi, dhe në secilin dhomë të ndërtesës ka pas rrahje brutale. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...