VV ka vendosur edhe një kusht për bllokun opozitarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

1148952_10151520920907000_1489464357_nLëvizja Vetëvendosje as nuk e mbështet e as nuk do të jetë pjesë e një qeverie, e cila nuk e shfuqizon marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Përderisa ndërkombëtarët vazhdojnë të insistojnë në implementimin e marrëveshjes së arritur më 19 Prill të vitit të kaluar në Bruksel, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur edhe një kusht drejt bllokut opozitarë që synon ta marrë në dorë ekzekutivin e ardhshëm.

Vetëvendosje nuk është zmbrapsur nga kushtet që i’a kanë vënë një qeverie të mundshme të krijuar nga koalicioni LDK-AAK-Nisma.

Madje Visar Ymeri ka thënë për Radio Dukagjinin se subjekti i tyre nuk e përkrah e as nuk bëhet pjesë e një qeverie që nuk e shfuqizon marrëveshjen e 19 Prillit, që përfshinë edhe krijimin e Asociacionit të Komunave Serbë në Kosovë.

“Para se të merr vendim VV-ja se çfarë vendimi do ta kemi karshi qeverisë së re është edhe kjo. Parimet që i kemi caktuar ne e prekun edhe marrëveshjen e 19 prillit dhe krijimin e asociacionit. Në të cilat duhet të kemi pajtueshmëri paraprake, përndryshe lëvizja nuk mund ta përkrah qeverinë e re”, ka thënë Ymeri.

Pezullimi i vendimit për krijimin e asociacionit, nuk është kërkesa e vetme e Vetëvendosjes për ekzekutivin e ri. Këta po kërkojnë që të shfuqizohet në tërësi marrëveshja e arritur në Bruksel, si dhe të ndryshoj forma e dialogimit me palën serbe.

“Në diskutimet me subjektet tjera për mundësinë e krijimit të qeverisë me AAK-LDK-Nisma, ne kemi thënë që duhet të ndryshojë edhe karakteri edhe formati i dialogut, si dhe në anën tjetër duhet që kjo marrëveshje të mos zbatohet ku ne kemi propozuar që ta dërgojmë në Komisionin e Venedikut në mënyrë që ta vlerësojmë përputhmërinë e kësaj marrëveshje edhe me kushtetutën e vendit por edhe me standardet dhe të drejtat univerzale të njeriut”, ka thënë ai.

Ymeri e ka arsyetuar këtë qëndrim, me dëmet që sipas tij do t’i bëheshin vendit me themelimin e këtij Asociacioni. Ai ka thënë se krijimi i kësaj bashkësie, do ta qonte Kosovën drejt Bosnjëzimit.

“Ky asociacion nuk bën të themelohet për shkak se e shohim si një prej asociacioneve në rrugëtimin e Kosovës drejt bosnjëzimit dhe kjo ndarje e Kosovës e cila thellohet, konkretizohet e formalizohet përmes asociacionit është jashtëzakonisht e dëmshme për vendin sepse do ta pamundësojë shtetndërtimin, pra krijimin e një demokracie të mirëfilltë dhe si dhe do ta pamundësoj funksionalizimin e Kosovës si një shtet me territori unik”, ka thënë ai.

Ndryshe, është paralajmëruar që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të themelohet më 1 Shtator të këtij viti.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...