VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu, i arrestuar në rastin “Brezovica”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar asamblistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahun, i cili u arrestua të mërkurën në aksionin “Brezovica”

I njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, ndaj VV-ja ka marrë vendim për suspendim deri në zbardhjen përfundimtare të rastit.

“Jemi njoftuar me vendimet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë për anëtarin tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këto lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm, pra vitet 2016-2018 në KEDS dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, ka shtuar ai.

Gjatë operacionit “Brezovica” janë arrestuar edhe gjatë persona të tjerë. Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve.

Ndryshe, asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi.

Më datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 29 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...