VV: Gjykatat e Mustafës dhe Thaçit vazhdojnë ta përndjekin opozitën

PUBLIKUAR

etëvendosje theksoi se sot, Qeveria Mustafa-Thaçi, arrestoi edhe një deputet të opozitës, derisa në njërën anë po dëshiron të duket e hapur për dialog.

“Deputeti Pal Lekaj u dërgua para prokurorisë për shkak se ka kundërshtuar, së bashku me të gjithë deputetët e opozitës, ‘Zajednicën’ dhe demarkacionin me Malin e Zi. Ky rast, e shpërfaqë edhe njëherë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës. Ajo në njërën anë po do që të duket e hapur për dialog dhe qetësim të situatës ndërsa në anën tjetër nuk po e ndal represionin autoritar ndaj opozitës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Është shumë e rëndësishme për Kosovën, që kjo Qeveri sa më parë ta kuptojë që nuk do të ketë rrugë tjetër përveçse të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi si dhe t’i lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Sa më shumë që vonon, aq më i madh do të jetë çmimi për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

VV thekson se deputetët dhe aktivistët e burgosur politikisht duhet të lirohen menjëherë, në të kundërtën, situata do të përkeqësohet dhe tensionohet edhe më shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...