VV: Bashkatdhetarët i thonë jo “Zajdenicës” dhe Demarkacionit

PUBLIKUAR

Marrëveshjet e nënshkruara nga regjimi autoritar i Kosovës për copëtimin e Republikës së Kosovës përmes “Zajednicës” dhe Demarkacionit me Malin e Zi, kanë bërë që bashkatdhetarët në diasporë të bashkohen dhe të organizohen në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve.

“Kësaj revolte të mërgimtarëve iu kemi bashkuar edhe ne, Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, me ç’rast kemi organizuar një sërë aktivitetesh për ta shprehur kundërshtimin tonë”, thuhet në një njoftim të VV-së.

Vetëvendosje njofton se përgjatë muajit dhjetor, qendrat e VV-së diasporë kanë mbajtur mbi 15 tubime me bashkatdhetarë, një protestë para Ambasadës së Republikës Kosovës në Gjermani dhe takime të shumta me anëtarë dhe simpatizues të Lëvizjes.

“Po ashtu kemi realizuar takime dhe kontakte të vazhdueshme me politikanë dhe persona të tjerë publik si gazetarë, pjesëtarë të organizatave të ndryshme të shteteve ku jetojmë, në mënyrë që t’i njoftojmë rreth gjendjes aktuale politike në Kosovë. Shumë prej tyre janë shprehur të befasuar me përndjekjet që Qeveria e Kosovës i ka bërë dhe po i bënë opozitës, e posaçërisht me arrestimin e deputetëve dhe demolimin e zyrave të subjektit më të madh opozitar”, thuhet në njoftim.

Sipas VV-së, bashkatdhetarët po bëhen më të gatshëm dita ditës për t’u bashkuar në luftën kundër regjimit shtypës, jodemokratik e të korruptuar.

“Regjimet e pasluftës e kanë bërë Kosovën një shtet jofunksional e jodemokratik, ku të drejtat më themelore kërcënohen dhe shtypen çdo ditë. Edhe ky vit që e lamë pas na kujtoi që ende kemi shumë punë për të bërë dhe beteja për të luftuar, në mënyrë që të triumfojë e drejta për vetëvendosje për popullin e Kosovës. Betejat që na presin për vitin e ri 2016 janë të shumta, ku beteja e parë gjithëkombëtare e vitit do të jetë me 9 janar. Rindërtimi dhe zhvillimi i Republikës janë të mundshme vetëm pas ndalimit të këtij regjimi autoritar tashmë 17 vjeçar. Prandaj, pjesëmarrja në protestën e 9 janarit është e domosdoshme për të gjithë ata që duan të ndërtojnë një Republikë të mirëfilltë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...