Vushtrri, Gjendet i vdekur një 51 vjeçar

PUBLIKUAR

largea_vdekur1404229006

R. Xh. rreth 51 vjeçar nga fshati Dobërllukë i Vushtrrisë, është gjetur sot pa shenja jete bënë të ditur policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ai sot në mëngjes është paraqitur nga familjarët si i zhdukur që nga dita e hënë, ndërkohë që më vonë është gjetur nga banorët e Dobërllukës rreth një kilometër larg shtëpisë së tij dhe pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, ndërsa ka gjurmë gjaku në kokën e viktimës që dyshohet se rasti mund të ndërlidhet me vetëvrasje, por sido që të jetë, procedurat hetimore janë në përfundim dhe trupi I viktimës është dërguar për obduksion,”, ka thënë Zahiti.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...