Vullkani gjigant që kërcënon Japoninë

PUBLIKUAR

Brenda tre dekadave të ardhshme Japonia rrezikohet seriozisht nga një shpërthim gjigant i vullkanit Sakurajima, i ndodhur vetëm pak kilometra larg Kagoshimas, një qytet me mbi gjysmë milionë banorë.

Alarmi është dhënë nga shkencëtarët japonezë që kanë skanuar kraterin e vullkanit.

Sipas tyre, nëntoka Sakurajima po grumbullon llavë me shpejtësi dhe është çështje kohe që ajo të shpërthejë me furi në sipërfaqe.

Ajo që e bën akoma më alarmante situatën dhe ndërmarrjen e masave nga ana e autoriteteve, që të mos gjenden të papërgatitura, sipas grupit të studiuesve, është se në rast të një shpërthimi të fuqishëm vullkani rrezikon seriozisht që të prekë edhe centralin bërthamor të Sendait, që ndodhet vetëm 49 kilometra larg tij.

Shpërthimi i fundit vdekjeprurës i Sakurajimas daton në vitin 1914 dhe sipas të dhënave të asaj kohe kanë gjetur vdekjen 58 persona në një zonë që ishte pak e populluar. Vullkani është prej vitesh nën vëzhgimin e imtë të autoriteteve dhe studiuesve dhe thuajse çdo vit regjistrohet ndonjë shpërthim i vogël.

Japonia ndodhet e gjitha e vendosur në atë që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku lëvizjet e pllakave tektonike shkaktojnë tërmete vdekjeprurëse të herëpashershme dhe shpërthime vullkanesh të fuqishme. /TCH/

SHIKO MË SHUMË

OVL e UÇK’së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën...

Ymeri: Qeveria po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia, mbi 1.6 milionë kilogramë kaluan në një muaj

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar deputetët e VV-së, Armend Mujën dhe Mimoza...

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë...