Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq e përmendi qytetin e Kaçanikut sot në një intervistë në Radiotelevizionin e Serbisë.
Ai tha se nuk mund t’i gënjej serbët se kombëtarja e Serbisë në futboll do të pritet në Kaçanik nëse arrin ndonjë sukses, transmeton Indeksonline.
Sekretari organizativ i Lepencit, Shemsedin Abazi ka reaguar ndaj presidentit serb, duke thënë se vetëm ëndrra mund të shohin se do ta sjellin ekipin serb në Kosovë.
“Siç e kanë humbur luftën, ashtu vetem mund te shohin enderr se mund ta sjellin ekipin serb ne Kosove sepse shteti i Kosoves eshte Zot ne tokat e veta dhe se enderrat e tyre jane te shuara qysh prej luftes se shenjte te UÇK-se”, ka deklaruar ai./Indeksonline/


