Vuçiqi: Mund të shkoj pa leje në Kosovë, po s’po du probleme!

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë dhe kandidati për president të këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka dëshirë që në kuadër të kampanjës së tij ta vizitojë Kosovën, dhe se këtë mund ta bëjë pa lejen e Prishtinës zyrtare, por shton se nuk do të shkaktojë probleme për serbët e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ai u shpreh se mund të futet në Kosovë përmes rrugëve alternative, por se nuk i do ekceset.

Vuçiqi thotë se dëshiron vazhdimin e dialogut në Bruksel dhe se nuk e kupton presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, se pse ngutet me formimin e Ushtrisë.

Në pyetjen se a pret ndihmë nga BE për “pronat” e ish-Jugosllavisë në Kosovë, ai tha se nuk pret ndihmë por deklarim se a po shkelen marrëveshjet a jo.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...