Vuçiqi i befasuar nga deklarata e kancelarit gjerman që dialogu të përfundojë me njohje të ndërsjellë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur i befasuar nga deklaratat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Scholz tha sot se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë, ndërkaq korrespondenti Idro Seferi tani ka sjellë komentet e të parit të Serbisë lidhur me këto deklarata.

“Vuçiq tha që u befasua shumë për shkak se kurrë nuk kishte dëgjuar më parë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian ose nga zyrtarë që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë një njohje të ndërsjellë në fund të procesit të bisedimeve dhe tha se është befasuar lidhur me këtë çështje”, ka thënë Seferi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ndërkaq, ajo që ishte natyrisht  pika kryesore ishte thirrja e kancelarit Scholz në mënyrë të drejtpërdrejtë për t’u përkrahur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe këtë ia ka kërkuar presidentit Vuçiq në mënyrë mjaft të prerë dhe decidive, dhe këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti Vuçiq”.

“Ndërkaq, kjo pjesa tjetër e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira ekonomike por edhe një mbështetje në rast të sanksioneve ishin pjesë që u folën por gjithsesi jo me një fokus aq të madh si pjesët tjera sidomos për njohjen e ndërsjellë Kosovë- Serbi në fund të procesit”.

SHIKO MË SHUMË

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...