Vuçiq thotë se Thaçi ka paguar para për t’u ulur afër Merkelit në Amerikë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, ka paguar para të majme për të siguruar një vend dhe ulëse të mirë në Paris, muajin e kaluar, por edhe në varrimin e presidentit George H.W. Bush, të mërkurën në Amerikë.

Ai ka shtuar se po të mos e bënte këtë gjë, Thaçi do ta kishte të pamundur të ulej, sidomos dje, mes kancelares gjermane dhe presidentit polak.

“Bëhet fjalë për para të majme që i paguajnë të dërguarit e tij, e jo ‘kuazi’ shteti i tij. Para së gjithash ata nga New York-u, por edhe nga Zvicra, Gjermania, Italia..”, ka thënë ai në një intervistë për Tv Pink.

“Të mos keni iluzione se diçka tjetër është në pyetje. Paramendojeni Thaçin – një luftëtar i njohur për të drejtat e njeriut – ta ketë merituar me diçka tjetër ulësen ngjitur me Merkelin”.

Megjithatë, serbi ka lënë të hapur edhe një mundësi tjetër për atë se si iu bë e mundur Thaçit të sigurojë këto ulëse kaq të rëndësishme në Francë e Amerikë. Sipas tij, ndoshta dikush i “fuqishëm” po i ndihmon atij, duke përfaqësuar interesat e Prishtinës, por ka përfunduar se është i bindur që kjo nuk është e vërtetë. /klank/

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...