Vuçiq: Serbia vazhdon luftën për Kosovën në të gjitha frontet diplomatike

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot, duke iu referuar ngjarjeve të javës së kaluar, se Serbia ka vazhduar luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën.

Ai shkruan në llogarinë e tij në Instagram se kjo luftë nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe komplekse.

“Dhe këtë javë Serbia vazhdoi luftën në të gjitha frontet diplomatike për Kosovën tonë, fundin e dhunës ndaj serbëve dhe kthimin në dialog, për jetën paqësore dhe të sigurt të popullit tonë dhe stabilitetin e gjithë rajonit. asnjëherë nuk ka qenë e lehtë dhe sot më duket po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe më komplekse”, ka shkruar ai.

Ai mes tjerash thekson se javën e kaluar ka biseduar me kryeministrat e Holandës, Luksemburgut, Hungarisë, Austrisë dhe Shqipërisë, presidentët e Turqisë dhe Francës, si dhe me zëvendëspresidentin e qeverisë italiane, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjithëve iu paraqit rreziku i përshkallëzimeve dhe tensioneve të mëtejshme të panevojshme. Unë kërkova nga të gjithë bashkëbiseduesit, para së gjithash, të shikojnë kushtet e patolerueshme në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë.

“Lufta vazhdon dhe intensifikohet, sepse dorëzimi nuk është opsion”, shtoi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...