Vuçiq serbëve të Veriut: Është vendi ynë, do të luftojmë të qëndrojmë këtu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Banjska të Kosovës se Beogradi dhe Prishtina do të shkëmbejnë informacion në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

“Ne do të shkëmbejmë informacione, por nuk do të presim lajme, për rezultatet përfundimtare të hetimit, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë shumë prej nesh do të jenë më të qartë”, tha Vuçiq në Manastirin e Banjskës.

Vuçiq tha se ai kishte tre mesazhe për serbët, i pari që duhet të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në Kosovë, e dyta që ai erdhi për të diskutuar se kush mund t’iu sigurojë atyre siguri, dhe e treta që qeveria serbe duhet të merret me krimin dhe korrupsionin, raporton “b92”.

“Serbët duhet të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në shtëpitë e tyre, shteti i Serbisë i ka ndihmuar dhe do t’i ndihmojë edhe më shumë në të ardhmen. Kam ardhur për të folur për sigurinë e serbëve, dhe me organet që iu garantojnë sigurinë,” tha Vuçiq.

“Ne nuk duhet të jemi më pak në territorin ku kemi jetuar gjithmonë dhe për këtë ne do të luftojmë si shtet në të gjitha mënyrat,” shtoi Vuçiq.

“Le t’i zgjidhim mosmarrëveshjet e gjata dhe shumëdimensionale, të sigurojmë dinjitetin e paqes dhe sigurisë për çdo familje serbe dhe shqiptare,” tha Vuçiq

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...