Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Themelimi i Asociacionit, parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur qëndrimin e tij, se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mbetet parakusht për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur sot shërbimi për marrëdhënie me mediat nga Presidenca e Serbisë, pas takimit që Aleksandar Vuçiq zhvilloi sot me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, përcjell klankosova.tv.

Tutje thuhet se Vuçiq i ka theksuar Lajçakut, se‘Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme, të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kushte të përcaktuara qartë’.

Mes tjerash në këtë takim mes tyre, bëhet e ditur të jetë diskutuar në përgjithësi për Planin Evropian.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...