Vuçiq në Bruksel: Ramush Haradinaj me siguri do të bëhet Kryeministër

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit të djeshëm që u mbajt në Bruksel në nivel Kryeministrash të Ballkanit Perëndimor ka thënë se kandidati për kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj me siuguri do ta marrë këtë post

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se është mirë që Mogherini i ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim. “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj”, theksoi Vuçiq.

Ai tha se për Serbinë është shumë me rëndësi që “të ruajë qetësinë dhe stabilitetin”. “Kjo deklaratë duket si frazë e pakuptimtë, por para nesh gjendet një periudhë e vështirë”, theksoi Vuçiq, i cili mendon se “është gati e sigurt që Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës”.

“Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi”, tha ai. Vuçiq pohon se “ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.

Përfaqësuesja e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini takoi mbrëmë në Bruksel liderët e vendeve të Ballkanit. Një takim përgatitor për samitin e Triestes dhe shans për shqyrtimin e perspektivës evropiane./DW/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...