Vuçiq kthehet plot nga Rusia: 6 MIG-a, 30 tanke (falas), 30 automjete luftarake (falas)…

PUBLIKUAR

Rusia, si mbështetje, i ka dhuruar Serbisë gjashtë aeroplanë ushtarakë MIG-29, kurse faza e parë e modernizimit të tyre do t’i kushtojë shtetit fqinjë të Kosovës ndërmjet 180 dhe 230 milionë euro, ka thënë sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiqi pas takimit me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Shoigun, shkruan Sputnik.

Kreu i qeverisë serbe po qëndron për vizitë njëditore në Moskë për t’i parë nga afër aeroplanët që do t’i marrë Serbisë.

Ai herët në mëngjes ka vizituar njërin nga poligonet e aviacionit luftarak rus, ku ka marrë pjesë në prezantimin e aeroplanëve dhe pajisjeve ushtarake të Federatës Ruse, transmeton lajmi.net.

“Nëse do të llogarisnim që të blejmë aeroplanë të tillë, do të na kushtonin neve rreth 600 milioën euro. Pra mund të shihni se me çfarë çmimesh të favorshme i kemi marrë dhe çfarë dhurate na ka bërë Rusia”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se kjo në mënyrë dramatike e përmirëson kapacitetin operacional dhe funksional të Ushtrisë së Serbisë. Sipas tij, Ushtria e Serbisë më nuk do të jetë e njëjta.

“Kjo është e pakrahasueshme në raport me ato që kemi pasur. Kemi marrë dhuratë edhe 30 tanke T72 S dhe 30 makina luftarake BRDM2 dhe disa topa të vegjël 14.5 mm”, ka thënë Vuçiq në Moskë. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...