Vuçiq iu jep ultimatum përfaqësuesve serbë në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse do dëshirojnë që të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.

Kështu ka thënë shefi i së ashtuquajturës Zyre serbe për Kosvën, Marko Gjuriq.

Gjuriq iu tha gazetarëve se kryeministri i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.

Drejtoi i zyrës serbe ka thënë po ashtu pas takimit me Vuçiq dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës se Mirjana Jevtiq, ministre e administrimit të pushtetit lokal , e cila është vendosur në këtë post në vend të Ljubomir Mariqit, duhet të tërhiqet.

“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi ai.

Në takim me kryeministrin serbë në takim ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunaveserbe , por jo ministrja Jevtiq, theksoi më tutje Gjuriq, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...