Vuçiq i përgjigjet politikanit serb që e cilësoi Kosovën si shtet: S’e lejojmë poshtërimin e serbëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Zoran Lutovc, në kritikën e tij ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq tha se ai [Vuçiq] po ndikon në jetën e vendeve të tjera me listat e tij serbe.

Kjo deklaratë e Lutovc u mor si njohje e shtetit të Kosovës dhe sot përgjigje i dha edhe Vuçiq, i cili tha se “poshtërimi i Listës Serbe në fakt është më i keq – është poshtërim i popullit tonë në Kosovë”, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.

“Është detyra jonë të luftojmë për popullin dhe vendin tonë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne e kemi edhe Kushtetutën e vendit tonë, por kemi edhe interesat e popullit tonë, me rëndësi është që të luftojmë për ta”.

Ai gjithashtu tha se është e papranueshme të nënçmohet Lista Serbe dhe se këtë nuk mund ta pranojë.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...