Vuçiq: Gjatë fushatës presidenciale do të vizitoj Kosovën

PUBLIKUAR

Kryeministri dhe njëkohësisht udhëheqësi i partisë SNS në Serbi, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë fushatës presidenciale do të vizitojë Kosovën, dhe se pret shumë mbështetje nga qytetarët që jetojnë atje.

“Çfarë fushatë është kjo e të mos shkohet në Kosovë? Pres mbështetje të madhe pasi herën e fundit atje kemi marrë 67 për qind e tani presim të paktën 70 për qind, meqë i kam mbrojtur me guxim dhe me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiç, raporton Tanjug

Fushata për zgjedhjet presidenciale, të shpallura me 2 prill, do të zgjasë një muaj, ndërsa Vuçiq-i herën e fundit ka qenë në Kosovë në prill të vitit të kaluar.

“Kudo që të shikoni rreth nesh, nga Maqedonia në Mal të Zi, ka paqëndrueshmëri, ndërsa Serbia ka arritur që të ruajë stabilitetin” ka shtuar Vuçiq-i.

Kryeministri serb nuk ka treguar se kur do të vizitojë Kosovën gjatë fushatës presidenciale dhe nëse do të mbajë ndonje tubim zgjedhor atje./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...