Vuçiq e tepron, nervozohet me mbledhjen e dy qeverive shqiptare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, sot në Pejë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Lajmi për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë,  ka marrë jehonë edhe në mediat serbe.

Pas publikimit të agjendës dhe të temave që pritet të diskutohen dhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, këtë takim e ka quajtur si hipokrizi pasi që sipas tij, përderisa Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovincës, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës, pra të heq barrikadat ekonomike.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq i nervozuar, transmeton lajmi.net.

Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përkrahur këtë  vendim të qeverisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes publikimit të një fotografie me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku mbishkrimi i kësaj fotografi ishte “100%”.

E pas publikimit të kësaj fotografie, kanë reaguar mediat serbe, duke e cilësuar si provokim të ri dhe si vendim qesharak përkrahjen e kryeministrit Edi Rama.

 

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...