Vuçiq del me thirrje për serbët që jetojnë në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media pas një mbledhje që ka pasur me zyrtarë të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Republikën e Kosovës, shkruan Express.

Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të cilët jetojnë në Kosovë të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se një thirrje të tillë e bën edhe përkundër veprime të Kosovës, duke përmendur futjen e çmimeve anti-dumping për disa produkte të Serbisë.

“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...