Vuçiq betohet si president, thotë që do mbrojë integritetin territorial të Serbisë “duke e përfshirë Kosovën si pjesë të saj”

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është betuar për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, duke e mbajtur dorën e djathtë në Kushtetutën e Serbisë.

Gjatë fjalimit, Vuçiq është betuar që do të mbrojë integritetin territorial të Serbisë “duke e përfshirë Kosovën si pjesë të saj”, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe më 3 prill, Vuçiq fitoi raundin e parë të zgjedhjeve të rregullta presidenciale me 58.59 për qind të votave të përgjithshme.

Derisa më herët, para Kuvendit të Serbisë para se Vuçiq të bëjë betimin, ishin mbeldhur rreth 150 deri në 200 serbë nga Kosova, të cilët janë vetëorganizuar dhe janë shoqëruar nga përfaqësues të Listës Serbe.

Serbët e Kosovës, të cilët u nisën drejt Serbisë në orët e hershme të mëngjesit, thanë se nuk ishte e vështirë për ta të ngriheshin herët dhe të udhëtonin në kryeqytet për të mbështetur Vuçiqin pasi siç tha ata “ai ishte gjithmonë me ta kur ishte më së shumti e nevojshme”.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...