Vuçiq: Amerika po prinë në forcimin e FSK-së, Kosova do të rrisë numrin në 350 autoblinda e 20 mijë ushtarë rezervistë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media ka folur për kërkesat e Kosovës për blerje të armatimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për pajisjet ushtarake që FSK-ja ka në dispozicion, shkruan Express

Vuçiq ka thënë se edhe përkundër faktit që Reozluta 1244 “nuk e lejon”, Ushtria e Kosovës ka 223 vetura të blinduara bashkë me veturat e Policisë së Kosovës.

Vuçiq tutje ka përmendur edhe llojet e veturave të blinduara që ka Kosova, duke përmendur firmat britanike, amerikane por edhe ato turke.

Siç pretendon presidenti serb, Kosova synon që të rrisë numrin e veturave të blinduara në gjithsejtë 350 dhe gjithashtu të ketë 5 mijë e 500 ushtarë profesional dhe 20 mijë rezervistë deri në vitin 2027. Sipas Vuçiqit “ky është plani” i Kosovës dhe SHBA po e mbështet.

“Duan të rrisin numrin në 350 autoblinda, duan të kenë 5500, siç thonë ata, ushtarë profesionistë në FSK dhe 20 mijë të tjera në rezervën e parë në 2027, këto janë planet e tyre. Nuk ka surpriza për ne, Amerika po prin. Amerika po e udhëheq atë, ekspertë të mëdhenj, njerëz seriozë po e bëjnë këtë, ata do të jenë mendërisht, fizikisht dhe organizativisht, shumë, shumë të gatshëm. Amerikanët dhe NATO-ja po e bëjnë në mënyrë jashtëzakonisht serioze dhe të përgjegjshme”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se Serbia s’mund të qëndrojë si e verbër përballë këtyre zhvillimeve në rajon./Express/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...