Vritet një polic francez dhe partnerja e tij, ISIS merr përgjegjësinë

PUBLIKUAR

Një oficer i lartë i policisë franceze dhe partnerja e tij janë therur për vdekje në lagjen Magnanville, në periferi të Parisit, natën e kaluar.

Sulmuesi është vrarë nga policia, ndërsa një djalë i vogël është shpëtuar në vendin e ngjarjes.

Një agjenci lajmesh e lidhur me të ashtuquajturin Shtet Islamik ka thënë se grupi militant është përgjegjës për sulmin.

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet.

Zyra e presidentit të Francës, Francois Hollande, ka njoftuar se do të mbajë një takim mëngjesin e sotëm për të diskutuar incidentin.

Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta, raporton Rel.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...