Një person është vrarë në fshatin Bubavec të Malishevës.
Rastin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Klankosova.tv.
Sipas përgjigjes së policisë, është më shumë se një i dyshuar që po kërkohet nga autoritetet.
“Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve”.
“Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.


