Saad Emarati, një lider i rëndësishëm i Shtetit Islamik (ISIS), është vrarë gjatë një operacioni ushtarak në Nangarhar, njoftojnë forcat afgane të sigurisë.
BBC shkruan se Emarati ishte njëri nga themeluesit e degës së grupit të ISIS në Afganistan dhe Pakistan, i cili ka udhëhequr disa sulme kundër talibanvëe dhe Qeverisë, përcjell Express.
Zyrtarët afganë thonë se ai ishte njëri nga 120 militantët e dyshuar të vrarë në një operacion in rrethinën Kot./Gazeta Express/


