Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri

PUBLIKUAR

Një tjetër shqiptar është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 24 vjeçarin B.Sh nga Saraji i Shkupit i cili para një viti kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri.

 

I vrari ka jetuar përballë shkollës fillore “Dituria” në Saraj. Lajmin tragjik familja e ka marrë një ditë më parë, se djali i tyre ka humbur jetën në luftën civile në Siri, raporton Zhurnal.

Autoritetet shtetërore të Maqedonisë, por edhe Presidenti Ivanov kanë njoftuar se në luftërat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.

Përndryshe muaj më parë u zhvillua aksioni ‘Celula’ ku shtatë persona u akuzuan për pjesëmarrje në luftërat në Siri ose kanë ndihmuar për rekrutim.

SHIKO MË SHUMË

MAPL u kërkon tri komunave të emërojnë nënkryetarët për komunitete

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, iu është drejtuar me kërkesë zyrtare...

FSK nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ulur sot flamujt në gjysmë shtizë në të...

Gjuajtje me armë gjatë një ahengu në Shtime, konfiskohet një pistoletë

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:25 policia e stacionit në Shtime është njoftuar...